Eduardo Camavinga, transferimi i ri i Real Madridit dhe protagonisti i disa ndeshjeve tani tek ‘Los Blancos’ foli për Telefoot për të analizuar aventurën e tij të re në fanellën e madrilenëve.
Camavinga theksoi se skuadra e Real Madridit është shumë e mirë, teksa shtoi se nuk hezitoi asnjë sekond për t’i afruar ekipit të Ancelottit, kur mësoi se ka pranuar ofertë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kupa e Botës në 2022? “Është padyshim një qëllim. Jam shumë i lumtur që jam këtu në Real Madrid, sapo dëgjova se oferta e tyre ekziston, nuk hezitova asnjë sekond për t’u tranferuar”, tha fillimisht Camavinga.
“Shkalla teknike është shumë e lartë edhe gjatë stërvitjes. Pastaj është Benzema që është lider, ai tërheq gjithë grupin. Jam i lumtur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


