Pep Guardiola, edhe një herë lavdëroi mesfushorin e tij, Bernardo Silva, për të cilin tha se ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren në Stamford Bridge, kundër Chelsea, të Shtunën e kaluar.
“Ai është aq i zgjuar, ai gjithmonë di të luajë dhe të parashikojë atë që do të ndodhë në fushë, me dhe pa top. E tëra që dua është që Bernardo të jetë i lumtur, qoftë këtu apo diku tjetër, sepse ai është një fëmijë që meriton më të mirën. Loja e tij kundër Chelsea nuk është një surprizë për mua. Sa herë e kemi parë të luajë kështu?”, filloi duke thënë katalanasi.
“Nuk do ta harroj kurrë Premierligën e dytë që fituam, me 98 pikë. Ai ishte lojtari më i mirë në atë kohë në Angli. Ai nuk ishte i nominuar për çmimet, por ishte më i miri. Pas asaj kohe, ai ra pak, por nuk po luante në pozicionin që i pëlqen. Tani është kthyer (në qendër të mesfushës) dhe është kritike. Nëse, rastësisht, ai largohet, mund të them vetëm se klubi që e punëson do të marrë një nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi Guardiola.
/GazetaBlic Sport


