Debat

Kosova dhe territori​

09/26/2021 20:56
nga:Labinot Krasniqi

Shkruan: Labinot Krasniqi

Si qytetar jemi mesu të flasim për Kosovën, të mirat dhe të këqijat, por politikanët nuk flasin kështu, publikut i servohet së çdo gjë, çdo vendim i marrë nga ta ka qenë i mirë apo pozitiv. Nëse disa vendime nuk kanë qenë të mira, i kanë lënë fajin opozitës dhe aty ka mbaru diskutimi i tyre.

Territori i Kosovës, i cili sa herë që është diskutuar, ka shfaq shumë dilema. Mua për shembull me ka hap dilemën, nëse guxoj t´i them femive të mijë apo kujt do tjetër së territori i Kosovës është 10.887km², ashtu siç e kam mesuar në shkollë.

Vija e kufirit me Maqedoninë e Veriut apo ajo e Malit te Zi, kanë shpërfaq shumë dilema, që publiku në tërësi nuk e di së sa është sipërfaqja e territorit të Kosovës dhe kjo do të thotë shumë. Njëri nga tiparët kryesore të shtetit është territori dhe ushtrimi i sovranitetit dhe pushtetit mbi të dhe popullatën. Tek ne, në një pjesë të madhe të territorit kemi ushtrimin e autoritetit shtetëror, thjesht kemi organizimin e plotë institucional dhe popolluata pranon atë autoritet.

Politikanët tonë, akterë politik që nga pas lufta, kanë përdor fuqinë duke shfytëzu edhe akterë të tjerë, si shembull mediat kosovare, që komunikimi mbi territorin e Kosovës të jetë sa me i paket, sa me sipërfaqësor, me sa me pak dokumente, sa me pak njerez të fushës në këto debate. Në ketë mënyrë, paqartesinë e sipërfaqës tokësore të Kosovës ta lëmë për publikun ndoshta disa vite, ndoshta deri atëherë kur rregullohet edhe vija kufitare me Shqipërinë dhe Serbinë.

Sa me kujtohet çështja e kufirit me Maqedoninë e Veriut, pra demarkimi i kufirit, ka qenë njëri ndër veprimet që mëse paku ka zënë hapsirë në publik, sikur ma kujton një periudhë, ku shumica e mediave ishin në linj me pushtetin, derisa qytetari si zakonisht shumë larg informacionit. Vetëm kohë pas kohe, direkt ose indirekt, sidomos në fushata elektorale, përmendej që askush nuk ka fol për dëmin që është shkaktu me ketë marrëveshje. Por, mediat dhe askush tjetër nuk ju kthyen kësaj teme, sikur të ishte një pajtim shoqëror apo “marrëveshje për sa me pak diskutim“.

Me shumë zhurme ka marrë çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por kjo me shumë për shkak të një pushteti në rënie dhe një tjetri në ngritje. Ky demarkim kufiri u bë, por këtu kishte me shumë debat, qytetari u përballë me dy versione, atë të qeverisë – së çdo gjë është në rregull, dhe atë të opozitës – së çdo gjë është keq dhe Kosova po humb mijëra hektarë tokë. Janë bërë disa veprime të mëpasme ndërmjet dy shteteve, por sa për të arsyetu veten disa lider që e kundërshtonin atë demarkim. Thjesht, n ëate kohë ofroheshin dy versione, që asnjërit nuk mund t´i besoj në 100 perqind.

E gjithë kjo vetëm më ka thellu dilemen, saqe nuk do të doja të më pyes kush, se sa është sipërfaqja tokësore e Kosovës. Madje, ne raste mendoj nëse jemi genjyer nga librat shkollor për sipërfaqën tokësore të Kosovës apo pas fillimit të demarkimeve, por, nga mënyra e komunikimit të udhëheqësve nga paslufta, disi, me i bindur jam së jemi duke u mashtruar edhe me tej.

Dikujt, mund t´i duket e tepërt kjo, që të dijmë së sa e kemi sipërfaqën tokësore, ndoshta edhe kanë të drejtë, që siç e thonë disa ´´plus-minus nuk bëhet nami´´, edhe pse nuk do të duhej të jetë kështu për ata që janë të thirrur për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Disa mënjëherë kapen tek veriu i Kosovës apo Manastrirët, që përmes Planit të Ahtisarit kanë gezuar thjesht, thuaja pavarësi, nga institucionet shtetërore. Madje, ato priten të jen mollë sherri, edhe kur themi që e kemi demarkuar kufirin me Serbinë.

Por, nisur nga e gjithë kjo dhe nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, gjatë një rruge të marrë para disa muajsh prej kryeqendres se Austrisë, Vjenë deri në Kosovë, për dallim prej herave tjera, që rrugën e bëjë përmes Merdares apo Dheut të Bardhë, kësaj herë meqë nuk kishte kolona dhe levizje të mëdha për shkak të Covid19, vendosëm të hym kah veriu, meqë edhe ajo pjesë është e Kosovës, sado që kujtesa jo e largët na sjellë bllokoadat e shpeshta, demonstrimet e ndryshme nga serb lokal apo edhe ndërhyrjet e policise se Kosovës, madje një polic ishte vrarë në njërin akcion.

Të gjitha i kemi parë përmes mediave, mandej diskutimi për to i është lënë një grupi të caktuar, e asnjëherë mirë e me argumente nuk është diskutu. Thjesht, me shumë në favor të pushtetit apo partive opozitare. Për çështjen e territorit, asnjë media nuk ka arrit të paraqes realitetin.

Ne vazhduam rrugën dhe ishte një ndjenjë e çuditshme, pjesa e Serbisë ishte rrugë e vështirë, e mundimshme, dukej rrugë pa fund, dukej që e kemi gabuar me dhjetëra herë, por në një moment hasem në dy kontejner të vegjel të vendosur në të dy anët e rrugës dhe erdhi momenti për ti dhënë dokumentet për kalim kufiri.

Prej mbi 380 mijë km, sa është kufiri i gjatë me Serbinë, rastësisht dolem në pikën kufitare në Jarinjë. Pritja ishte e vogel, derisa policia në kufi komunikuan në gjuhë shqipe dhe serbe. Duke qenë për herë të parë në veri, sado që jemi në territorin e vendit tonë, shpejt kuptuam që po flasim për një territor që shteti i Kosovës pak vërehet, përjashto policinë e cila është në uniformë të policisë së Kosovës.

Përgjatë rrugës drejt jugut të Mitrovicës kaluam nëper Leposaviq, mandej Zveçan. Përgjatë gjithë kësaj rruge, nuk sheh asgje që flet për territor të Kosovës, çdo gjë është e shkruar në gjuhën serbe, emërtimet e rrugëve apo vendbanimeve po ashtu. Në ato rrugë nuk të shihte syri vetura me tabela të Kosovës (RKS), por tabela të vjetra apo të secilit vend nga Serbia.

Çka vërehej në ato rrugë të ngushta e malore, sikur ruhej infrastruktura e përdorur për të krijuar bllokada kurdo që ata e konsiderojnë.

Skaj rrugës vereheshin tonet me rere, vëreheshin lisat e medhenj, vëreheshin kamionë dhe makina të tjera, madje shiheshin edhe disa kamionë të ushtrisë. Krahas gjithë kësaj një pjesë e madhe e rrugës të përcjellë me flamuj të shtetit serb.

Përgjatë gjithë rrugës të kujtohet me dhjetëra bllokata, djegia e kufinjve, ndërhyrjet e policisë, gjysëm vizitat e udhëheqësve të institucioneve, vizitat e përfaqësuesve serb, etj. dhe e vëren që nga liderët politik në Kosovë çdo gjë e bërë në veri ka qenë një pajtueshmëri me realitetin atje.

Rruga sa me shumë që zgjatej, aq me shumë kuptonim që kemi të bëjme me shumë territor. Kur mberritem në jug të Mitrovicës, me shumë dëshirë shtynim nga ura e Ibrit, e kërkonim dhe më në fund e gjetëm dhe ajo çfarë sheh aty janë barrikata betoni dhe një makinë të policisë italiane (Carabinier), që flet vetëm italisht dhe të thotë nuk mund të kalohet mbi urë, duhet të vazhdoni me tutje. Vazhduam edhe me tutje, gjetëm një urë tjetër dhe rruga e parë që të bie në sy është rruga Agim Ramadani – Katana. Goxha ndryshim ky, por që, për ne ishte sikur mirë së erdhet në Kosovë.

Përshkrimi i këtij rrugëtimi me thelloj bindjen së veriu i Kosovës është larg integrimit të plotë dhe puna e institucioneve të vendit duhet të jetë e pa ndërprerë në shtrirjen e pushtetit dhe sovranitetit të plotë. Për ndryshe, ose do të jetë vonë ose çmimi do të jetë i madh. Ose ose, edhe me tej do të kemi iden e shkëmbimit të territoreve, me argumentin kryesor – gjendjen de facto në terren.

Ky shkrim është draftuar në muajin Prill të këtij viti, sikur të botohej në atë kohë do të ishte një llojë paralajmrimi, por kur i shtoj ketë paragraf sot, e kemi një gjendje të vështirë, dhe dilema e vetme është vetëm nëse është ´´momentumi´´ i duhur për t´i shfaqur botes serish problemin e veriut të Kosovës sepse heshtja pa fund është pajtim me realitetin. Andaj, ke apo nuk ke momentumi i duhur, është lajm i mirë bashkëpunimi ndërmjet pozitës dhe opozitës, derisa në ketë periudhë diplomacia kosovare duhet të jetë aktiv si asnjëherë me parë, meqë shfaqja dhe ballafaqimi me problemin që Kosova ka në veri nuk është mundësi e shpeshtë.