Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar fshati Barilevë ku ka vënë në dukje disa nga problemet e këtij fshati që ka premtuar ti rregullojë.
Haradinaj ka thënë se rregullimi i shtratit të lumit, mungesa e ndriçimit, nevoja për caktimin e lokacionit të ri te varrezave, janë disa nga çështjet që do trajtohen më urgjencë.
“Problemet e grumbulluara nga neglizhenca e qeverisjeve të kaluara, vërtetojnë nevojën për vendimmarrje të guximshme dhe menaxhim efikas. Shqetësimet dhe kërkesat e Barilevës do te adresohen direkt në vendimmarrje përmes programit tonë, e para Prishtina”, ka shkruar Haradinaj.
Në kuadër të takimeve me mbështetës të kandidatëve, sot isha në Barilevë. Ky fshat perfaqësohet në listën tonë përmes…
Posted by Daut Haradinaj on Sunday, September 26, 2021