Lajme

16 mijë 481 të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

09/26/2021 15:32
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 16 481 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 274 156 doza të vaksinës. Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Pesë viktima dhe 77 raste të reja me virusin korona në 24 orët e fundit në Kosovë