Kanë kaluar 30 minuta lojë në derbin e madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.
Rezultati akoma nuk ka ndryshuar, me skuadrat që janë jashtëzakonisht të kujdesshme në çdo prekje të topit, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita kishte një gjysmërast me Mujën, kurse tek Gjilani ende nuk ka pasur rrezik për portën e Malokut.
Ndryshe, atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” është fantastike nga tifozeritë “Intelektualët” dhe “Skifterat”.
/GazetaBlic Sport


