Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka theksuar se më 17 tetor do të shënojnë fitore të thellë.
”Takimet që po i zhvilloj për çdo ditë me qytetarë të Gjakovës, janë indikator i fortë që fitorja jonë në zgjedhjet e 17 tetorit do të jetë e thellë”, ka shkruar ai.
Ai ka shkruar se “qeverisim mirë, sepse qeverisim së bashku”.
Postimi i plotë:
? Takimet që po i zhvilloj për çdo ditë me qytetarë të Gjakovës, janë indikator i fortë që fitorja jonë në zgjedhjet e 17 tetorit do të jetë e thellë.
Të njëjtën përshtypje ma lanë sot edhe banorët e fshatrave Meqë, Rakovinë dhe Kralan, të cilët i besojnë vizionit tonë, sepse dëshmi e kanë qeverisjen e deritanishme që e ndryshoi Gjakovën.
? Qeverisim mirë sepse qeverisim së bashku!
#GjakovësEdheMëShumë #121