Lajme

Kjo është gjendja me koronavirus në QKUK dhe nëpër spitalet rajonale, 320 pacientë të shtrirë

09/26/2021 13:46
nga:Q R

320 pacientë janë momentalisht duke marrë shërbim mjekësor nga COVID-19, kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në raportin e tij 24 orësh.

Në raport tutje thuhet që nga 320 pacientë të cilët po marrin tretman mjekësorë, prej tyre 240 janë me oksigjeno-terapi dhe 38 të tjerë në gjendje të rënduar shëndetësore.

E në kuadër të kësaj Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë që janë të infektuar me COVID-19.

Kurse në Klinikën Infektive janë të shtrirë 70 pacientë e në atë të Mjekësisë Sportive janë 34 pacientë me coronavirus.

Shqipëria i kërkon Serbisë të tërheq forcat e armatosura të dërguara afër kufirit me Kosovën