Skuadra e Interit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen e djeshme ndaj Atalantas e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Golat për ‘zikaltrit’ u shënuan nga Lautaro Martinez (5′) dhe Edin Dzeko (71′).
Me golin e shënuar ndaj Atalantës, Dzeko ka arritur të regjistrojë një rekord që e mbante ish sulmuesi i Interit, Diego Millito.
Edin Dzeko është bërë vetëm lojtari i dytë debutues i Interit që shënon së paku pesë gola pas gjashtë ndeshjeve të para të Serie A, pas Diego Millitos i cili e kishte bërë në 2009-10, raporton ‘OptaPaolo’.
Interi pas gjashtë xhirove të para ka mbledhur 14 pikë, duke qëndruar momentalisht e treta në tabelë, prapa Napolit dhe Milanit


