Arsenali dhe Tottenham Hotspur do të luajnë në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e gjashtë në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Spurs në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 Emirates, shkruan Telegrafi.
Ekipi i Mikel Artetas vjen nga një formë e mirë me dy fitore radhazi dhe synon të tretën për t’u ngjitur në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët e Nuno Espirito Santo kanë humbur dy ndeshjet e fundit dhe shpresojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë sot me më të mirët, pasi imperativi i vetëm janë tri pikët.
Te vendasit do të startojnë Granit Xhaka, Bukayo Saka dhe Pierre-Emerick Aubameyng, ndërsa te mysafirët Eric Dier, Dele Alli dhe Harry Kane.
Formacionet e mundshme
Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Rowe; Aubameyang;
Tottenham: Lloris; Emerson, Romero, Dier, Reguilon; Hojbjerg, Skipp, Alli; Celso, Kane, Son.


