Sporti

Joshua humbi titujt nga Usyk, vjen reagimi i tij emocionues

09/26/2021 01:34
nga:Lorik J

Anthony Joshua humbi titujt e tij në peshë të rëndë ndaj Oleksandr Usyk sonte në mbrëmje në Tottenham Hotspur Stadium.

Kampioni i unifikuar britanik i WBA, IBF dhe WBO i peshave të rënda u mund pas vendimit me unanimitet, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas humbjes ka reaguar edhe Joshua, i cili falënderoi tifozët për përkrahjen.

“Qëndroni pozitiv edhe nëse bota po rrënohet para jush! Londër të dua dhe të falënderoj çdo herë”, shkroi në Facebook.

/GazetaBlicSport/