Sporti

Ky është lëndimi që mori Anthony Joshuas gjatë meçit me Usyk

09/26/2021 00:39
nga:Lorik J

Anthony Joshua humbi titujt e tij në peshë të rëndë ndaj Oleksandr Usyk sonte në mbrëmje në Tottenham Hotspur Stadium.

Kampioni i unifikuar britanik i WBA, IBF dhe WBO i peshave të rënda u mund pas vendimit me unanimitet, shkruan GazetaBlic Sport.

Usyk gjatë meçit ka lënduar syrin e Anthony Joshuas, lëndim ky i cili e pengoi mjaft shumë boksierin britanik gjatë takimit.

Ukrainasi ia dha disa goditje të fuqishme që shkaktuan lëndimin e syrit të Johuas.

Tre gjyqtarët e shënuan atë si një vendim unanim me fitoren e Usyk prej 117-112, 116-112, 115-113.

/GazetaBlic Sport