Sporti

Vitali Klitschko komenton fitoren e Usyk, ka fjalë të mëdha për të

09/26/2021 00:18
nga:Mergim Rreci

Oleksandr Usyk e ka fituar meçin ndaj Anthony Joshuas dhe është kampion i ri i botës.

Usyk ishte fantastik ndaj boksierit birtanik, duke treguar potencialin e tij të madh që ka, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai triumfoi me vendim të gjyqtarëve, duke e dominuar meçin ndaj ish kampionit Joshua.

Ishte një paraqitje fantastike nga ana e boksierit ukrainas që nga raundi i parë deri tek i fundit.

Pas ndeshjes, Vitali Klitschko e komentoi fitoren e bashkëvendasit të tij.

“Të gjithë do të jenë të lumtur në Ukrainë, dhe pas Wladimir Klitschko ai është boksieri i dytë në peshën e rëndë që merr të gjitha rripat në shtëpi. Ai ishte shumë i mençur në luftën e tij”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/