Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar palestrën sportive e cila është renovuar.
Njoftimi i plotë i Bulliqit:
Ashtu siç ishim zotuar në fillim të mandatit për renovimin e palestrës së sporteve “Hakif Zejnullahu”, ashtu edhe kemi vepruar.
Tash me intervenimin tonë është ndërruar tërësisht dyshemeja e palestrës, është rregulluar ndriçimi, ngrohtorja, banjot, zhveshtoret, tribunat dhe nyjet sanitare.
Tash e tutje sportistët do të kenë kushte shumë më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive.
#bashkëqeverisim për sportin e për rininë!