Sporti

Florian Marku kërkon historinë ndaj Maxim Prodan, ngjitet në ring me këngën e Noizyt

09/25/2021 19:14
nga:Mergim Rreci

Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet pas pak meukrainasin, Maxim Prodan në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Ai tashmë është ngjitur në ring me një këngë fantastike të kënduar nga këngëtari shqiptar, Noizy, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një meç fantastik, atje ku boksieri shqiptar kërkon vetëm fitoren e madhe. Gjithçka është gati dhe ndeshja do të fillojë pas pak.

GazetaBlic Sport do të ju mbajë vazhdimisht të raportuar për rrjedhën e këtij meçi.