Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet me ukrainasin, Maxim Prodan sot në Stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.
Florian Marku do të ngjitet në ring me një rekord të jashtëzakonshëm prej 8 fitoresh dhe 1 barazimi, me 6 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, ndërkohë kundërshtari i tij, Maxim Prodan ka 19 meçe, 18 fitore, një barazim dhe asnjë humbje, me 15 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy garuesit janë 28 vjeçar dhe kanë një rekord të mrekullueshëm duke mos pësuar akoma humbje në ndeshjet e boksit.
Florian Marku ka përparësi të vogël sa i përket gjatësisë pasi është 1 cm më i gjatë se kundërshtari, Florian Marku është 1.74cm i gjatë kurse Prodan 1.73.
Përqindja e fitoreve me KO është në favor të ukrainasit Prodan.Prodan ka mbyllur 79% të ndeshjeve me K.O, kurse Florian Marku ka mbyllur 75% të tyre me K.O.
Analizuar në kuotat që kanë dy boksierët, Florian Marku është favorit në këtë meç ndaj Maxim Prodan.
Marku ka kuotë 1.18, kurse Prodan ka kuotë 5.40, gjë që nënkupton që Marku shihet si favorit i madh.

/GazetaBlic Sport/


