Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dy takimet kanë përfunduar me rezultat të barabartë, shkruan GazetaBlic Sport.
Llapi dhe Drenica kanë barazuar me rezultat 1-1.
E para në epërsi kaloi Drenica me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 12’të të takimit.
Golin e barazimit vendasit e shënuan me anë të Selmanit në minutën e 16’të të takimit.
Llapi mbetet pa fitore as pas kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës, në anën tjetër Drenica rikthehet tek rezultatet pozitive pas humbjes nga Drita.
Në anën tjetër Ulpiana dhe Dukagjini u ndanë me rezultat të barabartë pa gola.
Skuadra nga Lipjani dhe Malisheva dështuan të tundin rrjeta në këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


