Lajme

Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas tensioneve në veri

09/25/2021 16:48
nga:M K

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur në konferencë se ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve e konfirmoi një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic.

“Sa i përket Këshillit të Sigurisë, unë e kam ftuar një mbledhje për sonte, që me siguri se do të mbahet në orët e vona”, tha ndër të tjerash Kurti.

Kujtojmë se konferenca, respektivisht ftesa për mbledhjen e sotme erdhën pas incidenteve në veri.

/GazetaBlic/