Sporti

Chelsea dhe Manchester City luajnë pa gola në pjesën e parë

09/25/2021 14:17
nga:E K

Chelsea dhe Manchester City e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë.

Skuadrat angleze nuk arritën të tundin rrjetat në “Stamford Bridge“, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City ishte skuadra që kishte dominim sa i përket posedimit të topit, por më të rrezikshëm u treguan lojtarët e udhëhequr nga Tuchel.

Chelsea pati dy raste të mira shënimi me dy sulmuesit kryesor, Lukaku dhe Werner.

Lukaku nuk arriti të qëllonte topin pas një harkimi të ultë nga sulmuesi gjerman, Werner, kurse ky i fundit krijoj në rast të mirë shënimi kur nga krahu i majtë depërtoi por goditja e tij u ndal nga mbrojtësit e Cityt.

/GazetaBlic Sport/