Lajme

Pacolli: BE-ja t’i reagojë sa më parë Beogradit për sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan

09/25/2021 13:36
nga:Y I

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i reagojë sa më parë Beogradit për “kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan”.

Pacolli ka kërkuar që të lirohen rrugët e bllokuara sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji.

Tutje, ai ka thënë se ofendimet e serbëve ndaj liderëve kosovarë, janë të pa tolerueshme.

Reagimi i plotë:

BE-ja t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës dhe sulmin terrorist në Zubin Potok dhe Zveçan.

Rrugët e bllokuara të lirohen sa më parë dhe të respektohet rendi dhe ligji në pjesën verior të Kosovës. Janë të pa tolerueshme ofendimet e serbëve ndaj lidetve tanë.