Para disa minutash aeroplanë ushtarakë serbë janë parë në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë
Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë video gjatë fluturimit disa minutësh të tyre në afërsi të kësaj pike kufitare.
Kjo pikë vazhdon të jetë e bllokuar prej gjashtë ditësh nga serbët, që pas vendosjes së Reciprocitetit për targa nga pala kosovare.
Edhe gjatë natës janë regjistruar dy incidente në veri, ku është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.
Kryministri Kurti ka dënuar rastet dhe ka thënë se akte të tilla nuk do të tolerohen, raporton Gazeta Blic.
VIDEO EKSKLUZIVE SJELLË NGA GAZETA BLIC :
Kryeministri Kurti reagon pas incidenteve në Veri, thotë se sulme të tilla nuk do të tolerohen