Sporti

Mourinho nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit francez, afër largimit nga Roma

09/25/2021 11:40
nga:E K

Steven Nzonzi është shumë pranë largimit nga Roma.

Sipas AS, mesfushori nuk futet në llogaritë e Mourinhos dhe pasi u kthye nga huazimi në Francë nga Rennes, ai nuk ka luajtur ende për klubin romak, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma dëshiron largimin e tij, pasi paguhet 5.7 milionë euro në sezon.

Nzoni raportohet se mund t’i bashkohet skuadrës Al Rayyan.

/GazetaBlic Sport/