Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas djegjes së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe sulmit ndaj Qendrës së Regjistrimit Civil në Zveçan, raporton Gazeta Blic.
Ai th se ky është një akt kriminal me elemente terroriste i shkaktuar nga persona të dyshimtë.
“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri” deklaroi ai.
Postimi i plotë:


