Sporti

Sot nis xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës, takimi kryesor, Llapi – Drenica

09/25/2021 08:23
nga:E K

Sot fillon xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës.

Në planprogramin e ditës së sotme do të zhvillohen dy takime, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi do të përballet me Drenicën me fillim nga ora 15:00.

Drenica është në një formë të mirë ku kanë marrë 10 pikë pas pesë xhirove, kurse Llapi ka grumbulluar vetëm dy pikë deri më tani.

Takimi tjetër i ditës së sotme do të jetë mes Ulpianës dhe Dukagjinit.

/GazetaBlic Sport/