Ditën e nisin me këngë e valle. Bruno Kuci bashkë me gjyshin e tij, Rapi Kuci nga Shqipëria pothuajse çdo ditë realizojnë video së bashku dhe i postojnë në Tik-Tok.
Fakti se ai është 71-vjeçar dhe vallëzon më këngë rap, bëri që menjëherë të bëhet i njohur, dhe për këtë, ai është shumë i lumtur.
Madje edhe në rrugë merr dashuri të pafund nga njerëzit.
Por, të befasuar nga paraqitja në rrjete sociale ishin familjarët e tij.