Lajme

Aksident në Leposaviq, ndërron jetë një person

09/24/2021 10:06
nga:Y I

Një person ka vdekur pasi është rrokullisur me veturën e tij në Leposaviq.

Policia bën me dije se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin, kishte humb kontrollin mbi drejtimin e tij, kishte dalë jashtë rrugës dhe ishte rrokullisur ku si pasojë kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit ju ka liruar familjarëve”, thuhet më tej në raportin e Policisë.