Sporti

Dështime të vazhdueshme me skuadrën e Barcelonës, mediat spanjolle zbulojnë vendimin e drejtuesve për Ronald Koeman

09/24/2021 09:43
nga:Mergim Rreci

Sipas mediave spanjolle, trajneri holandez Ronald Koeman do të vazhdojë të udhëheqë Barcelonën pavarësisht barazimit në Cadiz.

Bordi i kryesuar nga Joan Laportai vlerësojë performancën dhe imazhin që ekipi dha në pjesën e dytë, veçanërisht pas përjashtimit të Frenkie de Jong, i cili la klubin me 10 lojtarë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në çdo rast, në takimin tjetër, me Levanten, nuk do të jetë Koeman ai që ulet në stol, pasi holandezi u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes në Cadiz.

Megjithatë, Koeman pritet të vazhdojë karrierën e tij si trajner tek skuadra e Barcelonës, të paktën deri në një vendim tjetër të kryesisë.

/GazetaBlic Sport/