Sporti

Napoli deklason Sampdorian dhe merr kreun në Serie A!

09/23/2021 20:29
nga:Lorik J

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit 48 minuta për Napolin, duke shënuar fitore me rezultat 4:0 në Genoa kundër Sampdorisë, në takimin e javës së 5-të në Serie A.

Futbollisti nga Kosova dha kontribut për fitoren e skuadrës napolitane.

Napoli po tregon formë të madhe, pesë ndeshje po aq fitore duke mbledhur qind për qind të pikëve.

Sampdoria nuk u tregua e denjë ndaj mysafirëve, që shfaqën lojë shumë të mirë.

Osimhen (10′ e 50′), Ruiz (39′), Zielinski (59′) shënuan për fitoren e Napolit.

Napoli merr kreun e tabelës me 15 pikë, duke lënë pas Interin dhe Milanin me nga 13 sosh, ndërsa Sampdoria zë pozitën e 13-të me 5 sosh.