Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar ditën e sotme kompaninë “24 Yjet” e cila aktualisht ka mbi 60 të punësuar, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj theksoi se për shkak të situatës pandemike shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare dhe të njëjtit nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë nga qeverisja komunale.
Ai premtoi zgjidhjen e problemeve të tyre dhe theksoi se do të ketë barazi në trajtimin e bizneseve.
Postimi i plotë:
Për shkak të pandemisë Covid – 19 shumë biznese janë përballur me vështirësi financiare. Ndërkaq një numër i madh nuk u trajtuan barabartë nga qeverisja komunale. E tillë ështe edhe kompania 24 Yjet, me mbi 60 të punësuar.
Gjatë takimit që pata me ta iu premtova që problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje urgjente.
Gjatë qeverisjes sime do të ketë barazi në trajtim të bizneseve.
#eparaPrishtina
#punamarë