Sporti

Shekulli i ri, Karim Benzema dhe Real Madrid vendosin rekorde në La Liga

09/23/2021 11:36
nga:Mergim Rreci

Tetë gola dhe shtatë asistime në gjashtë ndeshjet e para është rekordi më i mirë i vendosur nga Karim Benzema në La Liga, në shekullin e ri.

Rekordi i sulmuesit francez, i cili gjithashtu arriti 200 gola për Real Madridin në ligë, ndihmon klubin të arrijë fillimin më të mirë të sezonit që nga 1987/88, me 21 gola të shënuar në gjashtë ndeshjet e para, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontributi i tij është aq i madh sa që meriton mir╒njohje nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili i dha meritën e duhur në deklaratën e tij.

“Fakti që ai shënon kaq shumë gola mund të na bëjë të harrojmë se ai gjithashtu bën kombinime të mira me shokët e tij të skuadrës dhe se ai zbret në fushë për të bërë asistime. Ai është një sulmues që nuk shënon vetëm gola. Ai është një lojtar i kompletuar në çdo mënyrë ”, tha Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/