Lajme

Masat e reja anti Covid, kryetarët e komunave takohen sot me ministrin Vitia

09/23/2021 10:20
nga:Y I

Kryetarët e komunave të Kosovë do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar për masat e reja anti covid.

Kështu ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosoëvs për Gazeta Blic.

“Në orën 14 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Në takim do të jenë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të shëndetësisë’, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.

Masata anti Covid janë në fuqi deri më 26 shtator ku në mesin e tyre janë ora policore, orari i shkurtuar i gastronomëve dhe disa masa të tjera.

Arben Vitia dje gjatë raportimit në Komision Parlamentar për Shëndëtësi ka thënë se Institutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që shkollat mos të hapen as pas 26 shtatorit, rekomandim ky që është kudërshtuar ashpër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Jashari i SBASHK-ut i vendosur: Të hënën duhet të nis procesi mësimor – GazetaBlic