Sporti

Napoli synon fitoren e radhës ndaj Sampdorias, Rrahmani shihet si titullar nga mediat italiane

09/23/2021 10:17
nga:Mergim Rreci

Napoli luan sonte ndeshjen e xhiros së pestë në Serie A.

Skuadra e Napoli synon sot fitoren e pestë të sezonit për të qëndruar në pikë maksimale në krye të tabelës, shkruan GazetaBlic Sport.

Amir Rrahmani pritet të jetë titullar edhe në ndeshjen e sotme pas paraqitjeve fantastike në dy ndeshjet e fundit.

Kapiteni i Kosovës shënoi në ndeshjen ndaj Udineses dhe ishte i  pakalueshëm në mbrojtje.

Këto janë formacionet e mundshme të këtij takimi.

Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Adrien Silva, Damsgaard; Caputo, Quagliarella.

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

/GazetaBlic Sport/