Stefano Pioli shpjegon ndryshimet taktike që bëri për të zhbllokuar Venezia -n dhe sesi Milan është përmirësuar këtë sezon.
Trajnerit i mungonin shumë lojtarë të rëndësishëm, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud, Davide Calabria dhe Rade Krunic, por zëvendësimet bënë ndryshimin këtë ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.
Theo Hernandez erdhi nga stoli për të asistuar golin e Brahim Diaz dhe shënoi golin e dytë, i asistuar nga një zëvendësues tjetër, Alexis Saelemaekers.
“E dija që puna që kishim bërë sezonin e kaluar do të paguante këtë edicion”, tha Pioli.
“Ne fituam shumë ndeshje sezonin e kaluar, por sipas meje gjëja që kemi më shumë tani është se jemi pjekur dhe gjithashtu kemi mbështetje nga tifozët që sezonin e kaluar na mungonte. Objektivi ynë është të përmirësojmë rekordin tonë në shtëpi nga sezoni i kaluar, dhe mendoj se mund ta bëjmë këtë me ndihmën e mbështetësve tanë në San Siro”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


