Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë se janë kundër mbajtjes së mësimit online, duke shtuar se fëmijët duhet të jenë prezent në shkollë dhe të fillojë viti i ri shkollor nga 27 shtatori.
Ai ka deklaruar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës (IKSHPK) nuk është kompetent për të treguar se a duhet të mbyllen shkollat.
“Duhet ta sqarojë se IKSHPK’ja nuk është kompetent të tregojë se çfarë duhet të mbyllet apo jo.
Nëse IKSHPK i ka dhënë rekomandimet për mbylljen e shkollave, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, nuk kanë të drejtë të japin rekomandime kur duhet të mbyllen shkollat”, tha Rashiti për Klan Kosovën.
“Këshilli i Prindërve të Kosovës i ka dërguar një letër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku kërkojmë që fillimi me prezencë fizike të fillojë nga 27 shtatori, në ato shkolla ku mund të realizohet.
Në pikat që i kemi dërguar kemi thënë se do ta bojkotojmë mësimin online, kushtet janë të favorshme për zhvillimin e mësimit në shkolla statistikat e tregojnë se sa është numri i të infektuarve të rinj dhe sa janë të mbyllur, mos të bëhet kaos që të mbyllen shkollat”, shtoi ai.