Lajme

Pas tensioneve në veri, Rusia thirrje “urgjente” Kosovës

09/22/2021 19:47
nga:M K

Rusia ka reaguar për situatën në veri të Kosovës pas bllokadës që serbët ia vunë pikave kufitare atje.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse që citohet nga mediat në Moskë, është kërkuar tëheqja e menjëhershme e forcave të policisë nga veriu.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga përkeqësimi i situatës në rajonet veriore të krahinës autonome serbe të Kosovës … Në thelb, është një përpjekje e shqiptarëve lokalë për të pushtuar zonat e populluara nga serbët e krahinës dhe për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne kërkojmë nga autoritetet e Prishtinës që urgjentisht të tërheqin njësitet policore nga provinca veriore dhe të shohin për zgjidhje të situatës”, thuhet aty.

Sipas Moskës zyrtare, BE dhe SHBA duhet që të bëjnë presion tek Kosova që të ndërpresin atë që ata e quajnë “skenar destruktiv”.

“Ne presim që mbrojtësit amerikanë dhe evropianë të Prishtinës më në fund të kenë një efekt kthjellues të mbrojturit e tyre në mënyrë që të shmangin një skenar destruktiv që kërcënon të gjithë rajonin,” shtohet në deklaratë, transmeton lajmi.net.