Lajme

​Maqedoni Veriore: 22 viktima dhe 491 raste të reja me COVID-19

09/22/2021 19:08
nga:M K

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.747 teste të kryera janë regjistruar 491 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 232 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 416 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 22 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 188.113 raste, prej tyre 169.116 janë shëruar, 12.486 raste janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 6.511 pacientë.

Delta pushton globin, OBSH: Është varianti dominues kudo