Kreu i Gjakovës dhe kandidati i AAK-së për një tjetër mandat në krye të kësaj komune, Ardian Gjini ka kujtuar ndjekësit e tij se tash e gjashtë vite më parë u ishte drejtuar asamblistëve gjakovarë që të mos e votonin katandisjen e Parkut të Madh të qytetit, ku aty parashiheshin ndërtesa e objekte komerciale.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjini tha se është i lumtur që atëbotë kishte marrë një veprim të tillë, duke thënë se Parku sot e kësaj dite ia shton hijeshinë asaj pjese të qytetit, por gjithashtu thotë se nuk e bëri pjesë të pazareve, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/