Sporti

Besart Berisha prezantohet tek Prishtina, ky është numri i tij i fanellës

09/22/2021 15:35
nga:Mergim Rreci

Transferimi i fundit i Prishtinës, Besart Berisha, është prezantuar sot te klubi i ri.

Ish-reprezentuesi i Kosovës është prezantuar me fanellën e klubit në konferencën që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport.

Berisha ka premtuar që do të tentojë të shënojë sa më shumë gola dhe të fitojë sa më shumë trofe. Ai ka vendosur që të mbajë numrin 33 në fanellë.

Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36 vjeçar.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg.

/GazetaBlic Sport/