Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka kundërshtuar shtyrjen e procesit mësimor.
Sipas Krasniqit, mos mbajtja e mësimit po i dëmton më së shumti nxënësit.
“E dëmi edhe më i madh është se MASHT-i nuk ka menduar fare për mësimin në distancë, në mënyrë që nxënësit të mos shkëputen nga procesi mësimor. Kjo gjendje flet shumë për nivelin e lartë të papërgjegjësisë së kësaj qeverie, e cila nuk mendon fare për fatin nxënësve”, tha ajo.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë:
Vendimi i Ministrisë së Arsimit për shtyrjen e vitit të ri shkollor për herë të dytë, ishte një tjetër vendim i gabuar i kësaj qeverie, që për fatin e keq pasojat më të mëdha tani po i vuajnë nxënësit.
E dëmi edhe më i madh është se MASHT-i nuk ka menduar fare për mësimin në distancë, në mënyrë që nxënësit të mos shkëputen nga procesi mësimor. Kjo gjendje flet shumë për nivelin e lartë të papërgjegjësisë së kësaj qeverie, e cila nuk mendon fare për fatin nxënësve.
Tani shohim një tendecë që të shtyhet sërish mësimi, bazuar në rekomandimet e IKSHPK, i cili edhe sipas vlerësimit të SBASHK-ut, do t’i demtojë nxënësit në rast se nuk mendohet vazhdimi i procesit mësimor.
Ndaloni improvizimet. Mendoni e veproni me më seriozitet karshi kësaj çështje.


