Lajme

Një klient në Gjermani vrau një punëtor në një pikë karburanti për shkak të një maske

09/22/2021 11:41
nga:N M

Pas vrasjes së një punonjësi në një pikë karburanti në Gjermani këtë të shtunë, publiku gjerman ishte në të njëjtën kohë i tmerruar dhe i frikësuar nga radikalizimi i shoqërisë.

Kujtojmë, në qytetin Idar-Oberstein, një klient qëlloi dhe vrau një shitës në një pikë karburanti pasi shitësi i kërkoi të vinte një maskë mbrojtëse gjatë blerjes.

Sipas policisë, 49-vjeçari veproi nga zemërimi dhe pretendon se nuk pajtohet me masat mbrojtëse kundër koronavirusit. Pasi u krye krimi, autori iku, dhe iu dorëzua policisë të shtunën në mëngjes, dhe rrëfeu gjithçka. Annalena Baerbock, kandidatja e të Gjelbërve dhe pasardhësi i Angela Merkel si kancelare, thotë se është e tronditur: “Jam e tronditur nga kjo vrasje e tmerrshme e një të riu, i cili kërkoi vetëm që të ndiqen rregullat. Ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”.

Kandidati i SPD -së Olaf Scholz shkroi se ishte i tronditur sepse dikush u vra vetëm sepse donte të mbronte veten dhe të tjerët. “Si shoqëri, ne duhet t’i rezistojmë me vendosmëri dhunës”, shton ai.

A është lëvizja Querdenken fajtore për gjithçka?

Kjo ngjarje e shtyu publikun të trajtojë rreziqet e lëvizjes Querdenken në rritje. Është një lëvizje që bashkon të djathtën radikale dhe teoricienët e komplotit, dhe anëtarët e së cilës tregojnë prirje për gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Javën e kaluar, Facebook hoqi gati 150 llogari të përdoruesve, faqe dhe grupe të lidhura me lëvizjen Querdenken, si pjesë e politikës së tij për t’u marrë me kundërshtarët e dezinformimit dhe ata që bënin thirrje për dhunë. Kjo lëvizje ra në qendër të vëmendjes së publikut gjatë pandemisë, gjatë së cilës politikanët dhe media u akuzuan vazhdimisht për gënjeshtër.Pas vrasjes së një punonjësi në një pikë karburanti në Gjermani këtë të shtunë, publiku gjerman ishte në të njëjtën kohë i tmerruar dhe i frikësuar nga radikalizimi i shoqërisë. Kujtojmë, në qytetin Idar-Oberstein, një klient qëlloi dhe vrau një shitës në një pikë karburanti pasi shitësi i kërkoi të vinte një maskë mbrojtëse gjatë blerjes, transmeton FrontOnline.

Sipas policisë, 49-vjeçari veproi nga zemërimi dhe pretendon se nuk pajtohet me masat mbrojtëse kundër koronavirusit. Pasi u krye krimi, autori iku, dhe iu dorëzua policisë të shtunën në mëngjes, dhe rrëfeu gjithçka. Annalena Baerbock, kandidatja e të Gjelbërve dhe pasardhësi i Angela Merkel si kancelare, thotë se është e tronditur: “Jam e tronditur nga kjo vrasje e tmerrshme e një të riu, i cili kërkoi vetëm që të ndiqen rregullat. Ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”.

Kandidati i SPD -së Olaf Scholz shkroi se ishte i tronditur sepse dikush u vra vetëm sepse donte të mbronte veten dhe të tjerët. “Si shoqëri, ne duhet t’i rezistojmë me vendosmëri dhunës”, shton ai.

A është lëvizja Querdenken fajtore për gjithçka?

Kjo ngjarje e shtyu publikun të trajtojë rreziqet e lëvizjes Querdenken në rritje. Është një lëvizje që bashkon të djathtën radikale dhe teoricienët e komplotit, dhe anëtarët e së cilës tregojnë prirje për gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Javën e kaluar, Facebook hoqi gati 150 llogari të përdoruesve, faqe dhe grupe të lidhura me lëvizjen Querdenken, si pjesë e politikës së tij për t’u marrë me kundërshtarët e dezinformimit dhe ata që bënin thirrje për dhunë. Kjo lëvizje ra në qendër të vëmendjes së publikut gjatë pandemisë, gjatë së cilës politikanët dhe media u akuzuan vazhdimisht për gënjeshtër.

Dëshmitari në rastin ndaj Mustafës: Nuk kam pasur mundësi ta shihja se kush më ka rrahur