Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se sot nuk do të marrë pjesë në mbldhjen e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ku po raporton Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Gazeta Blic.
Haxhiu thotë se Vitia nuk është personi kredibil për të diskutuar për situatën me pandeminë dhe problemet në shëndetësi.
Ai thekson se i njëjti duke qenë gjashtë muaj Ministër i Shëndetësisë nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.
Ai tutje thekson se Vitia është përgjegjësi kryesorpër shpërthimin e pandemisë COVID 19, varianti DELTA, nga i cili për një muaj e gjysmë vdiqen 644 qytetarë te Kosovës.
“Ai i ka injoruar edhe kërkesat e profesionistëve shëndetësorë dhe të pacientëve të cilët vuanin në mungesë të kujdesit të duhur dhe mungesës së barnave. Duke qenë se shumë pacientë që kishin nevojë për mbeshtetjen e MSH nuk janë më në këtë botë unë konsideroj se Arben Vitia nuk mund të jetë person kredibil për të diskutuar lidhur me situatën me pandeminë dhe shëndetësinë” shkruan Haxhiu në Facebook.
Reagimi i plotë:


