Sporti

Inter fiton ndaj Fiorentinas dhe rikthehet në vendin e parë

09/21/2021 22:49
nga:Lorik J

Skuadra e Interit ka fituar ndaj Fiorentinas me rezultatin 1:3.

Fiorentina ishte në avantazh në pjesën e parë me rezultatin 1:0, me golin e Sottil pas 33 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Interi u zgjua nga “gjumi” dhe shënoi tre herë, për të fituar tre pikë.

Dy golat e shpejtë nga Darmian dhe Dzeko, e kthyen rezultatin në favor të tyre, kurse fitoren e vulosi, Perisic, i cili realizoi në minutën e 88’të.

Inter tani ka 13 pikë në vendin e parë, kurse ndodhet në vendin e gjashtë me 9 pikë.

/GazetaBlic Sport