Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se emëruesi i përbashkët i vendimit të kryeministrit Albin Kurti, që të vendosë reciprocitetin e targave ndaj Serbisë, është mos-ngutia e tij drejt një marrëveshjeje me Serbinë.
Latifi ka thënë se çështja e reciprocitetit të targave mund të shihet në tri perspektiva, derisa ka rekomanduar që të neglizhohet kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për të cilin thotë se e ka shfrytëzuar situatën për “një grusht vota”.
“Mendoj se krejt debati shteron në tri perspektiva të ndryshme: Shtetërore, ajo e raportit me dialogun dhe përspektiva zgjedhore.
Nga perspektiva shtetërore, a është i drejtë ky vendim? Natyrisht është i drejtë dhe ne duhet ta përkrahim. Nuk besoj që dikush del e thtoë se ky është vendim i gabuar se Kosova nuk e vendos një masë reciprociteti me Serbinë”, ka deklaruar ai në T7.