Sporti

Iniesta nuk ka dyshime: “Unë e shoh Xavin si pasardhës të Koemanit tek Barça”

09/21/2021 17:21
nga:Lorik J

I intervistuar nga Goal, Andres Iniesta foli për fillimin zhgënjyes të Barcelonës në këtë sezon.

“Unë gjithmonë e ndjek Barcelonën dhe jam ende në kontakt me disa ish-shokë të skuadrës si Jordi Alba dhe Busquets. Shpresoj që Koeman të jetë me fatpër ta ekuilibruar ekipin. Ka nevojë për kohë, si në futboll si në të gjitha gjërat e tjera”, tha fillimisht Iniesta.

Iniesta më pas foli për kandidaturën e mundshme të Xavit për stolin e Barçës.

“Unë mendoj se Xavi është gati, mund ta imagjinoj atë tashmë në krye të Barcelonës. Xavi ka qenë duke u përgatitur për një kohë të gjatë për të udhëhequr blaugranasit, ai ka besim dhe vetëdije për të marrë këtë sfidë ”, përfundoi Iniesta.

/GazetaBlic Sport