Cult

Vdes aktori i njohur amerikan, Anthony Johnson

09/21/2021 16:39
nga:G C

Ka vdekur aktori i njohur Anthony Johnson, në moshën 55 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit u bë i ditur nga zëdhënësi i tij.

“E kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”, theksoi ai, përcjell tutje KultPlus.

Ndërkaq, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar akoma.

Johnson më së miri njihet për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”, ku luajti krahas aktorit Ice Cube.