Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për vendosjen e reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë në targat e veturave.
Ai ka thënë se mund të kuptohet reagimi i Serbisë dhe i serbëve të Kosovës, por jo edhe shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e kësaj mase.
“E kuptoj (jo mirëkuptoj) reagimin e Serbise ndaj masave me tabela të veturave.E kuptoj (jo mirëkuptoj) edhe reagimin e serbeve të Kosovës.E kuptoj edhe këndin e ndërkombëtarëve për friken nga çfarëdo eskalimi.Por nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës (spo them vetëm shqiptarët) që e kundërshtojnë këtë masë, edhe në qoftë se është për fushatë” shkruan Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë:


