Sporti

Jo vetëm me golat, Ronaldo lojtari më i shpejtë i Manchester Untied

09/21/2021 13:25
nga:Mergim Rreci

36-vjeçari Cristiano Ronaldo vazhdoi shifrat mbresëlënëse edhe kundër West Ham të dielën, ndeshja e tij e dytë në Premier League që nga kthimi i tij ku ai shënoi golin e tij të katërt në tre ndeshje në të gjitha garat.

Ronaldo ishte gjithashtu lojtari më i shpejtë i Manchester United, pasi kishte regjistruar një vrapim prej 32.51 km/orë; Aaron Wan-Bissaka arriti 32.41 km/orë dhe Jarrod Bowen, nga West Ham, arriti një vrapim prej 31.29 km/orë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo tregon që përveç pranë portës, sulmuesi portugez vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e lojës së përgjithshme, atje ku me vrapimin e tij është pothuajse në cdo cep të fushës.

ronaldo solskjaer

/GazetaBlic Sport/