Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka ftuar për kafe kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Bedri Hamza dhe kandidin e VV-së, Agim Bahtiri, raporton Gazeta Blic.
Agolli ka bërë të ditur se pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare.
“Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pijmë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë” shkruan Agolli në Facebook.
Postimi i plotë: