Sporti

James Rodriguez braktis Evropën, transferohet në Katar!

09/21/2021 10:25
nga:Mergim Rreci

Karriera e James Rodriguez merr një kthesë të konsiderueshme.

Në moshën 30-vjeçare, futbollisti kolumbian ka vendosur të lërë Evropën për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

Everton ka arritur akordin me skuadrën katariote të Al-Rayyan një transferim që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

James Rodriguez ka edhe një vit kontratë me Everton me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, por ish-lojtari i Real Madrid nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Everton Rafael Benitez dhe për këtë arsye ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Katar te Al-Rayyan.