Nga Koreja e Jugut deri në Tajlandë, aziatikët kanë mënyra të ndryshme për të ruajtur freskinë edhe në moshën 50-vjeçare.
“Bright Side” liston disa këshilla që mund të ndiqni për të pasur një bukuri natyrale si gratë aziatike.
Përdorni ujë orizi
Uji i orizit është një përbërës i famshëm në shumë produkte japoneze dhe koreane të kujdesit të lëkurës dhe një studim ka treguar se ai përmban veti kundër plakjes dhe se ndriçon lëkurën tuaj. Mund ta lani fytyrën me të për ta pastruar ose mund ta përdorni për të hidratuar lëkurën.
Uji i orizit gjithashtu mund të përdoret për të zbutur dhe shkëlqyer flokët tuaj.
Pastroni dy herë fytyrën tuaj
Pastrimi i dyfishtë është një teknikë që përdoret në Kore dhe Japoni, sepse pas një dite të gjatë me make up dhe krem kundër diellit të aplikuar në fytyrë, kjo është mënyra më e mirë për të larguar papastërtitë.
Përdorni produkte me mukinë kërmilli
Përdorimi i mukinës së kërmillit daton që në Greqinë e Lashtë. Mukina e kërmillit përdoret gjerësisht në produktet aziatike të kujdesit të lëkurës për shkak të përzierjes së tij komplekse të acideve hialuronike dhe glikolike, të cilat janë të mira për lëkurën. Mukina gjithashtu përmban zink që qetëson acarimin e lëkurës, përzierja e këtyre përbërësve e bën lëkurën të shkëlqejë dhe të rrezatojë.
Provoni një skrab trupi korean
Skrabi i trupit sipas mënyrës koreane kërkon jo vetëm duar dhe një xhel, por edhe dorashka me letër zmerile për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës.
Mund të jetë e dhimbshme në varësi të tolerancës tuaj ndaj dhimbjes. Por, ajo rinon dhe e bën lëkurën më të butë, së bashku me përdorimin e kremrave të trupit për të hidratuar lëkurën.
Pini çaj me bar limoni
Bari i limonit përdoret gjerësisht në kuzhinën aziatike, veçanërisht në kuzhinën tajlandeze. Çaji i limonit është një detoksifikues i shkëlqyeshëm për trupin tuaj dhe mund të nxisë tretjen e shëndetshme. Mund të ndihmojë gjithashtu në zvogëlimin e ngërçeve menstruale dhe fryrjen e barkut.
Ushqimi i shëndetshëm është thelbësor në promovimin e lëkurës rrezatuese dhe çaji i limonit është një pije ushqyese që mund ta shtoni në dietën tuaj.
Aplikoni vaj kastori në flokë dhe lëkurë
Vaji i pastër i kastorit ndihmon në bllokimin e lagështirës në flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke i bërë ata më të butë. Gjithashtu mund të ndihmojë me problemet e zbokthit nëse masazhoni lëkurën e kokës me këtë vaj. Aplikimi i vajit të kastorit tek qerpikët gjithashtu mund t’i bëjë ata më të gjatë.
Vaji i kastorit promovon hidratimin dhe zbut lëkurën. Ka antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes më të shpejtë të rrudhave dhe vijave të imëta nëse e përdorni më herët.
Masazh fytyre me një rul
Me origjinë nga Kina, ruli gua sha përdoret tradicionalisht në trup për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, dhimbjet kronike dhe për të zvogëluar inflamacionin pas aplikimit të vajit të masazhit. Sidoqoftë, ai mund të përdoret edhe në fytyrë nëse ushtrohet më pak forcë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Duke vepruar kështu, ju do të zvogëloni ënjtjen dhe do të shplodhni muskujt e fytyrës.
Shtoni maska në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës
Një nga mënyrat më të mira për t’u kujdesur për lëkurën është përdorimi i maskave si në foto dhe veçanërisht përdorimi i atyre maskave me përbërës kundër plakjes që ndihmojnë me kolagjenin. Ato janë praktike për t’u përdorur dhe kanë shumë përfitime, përfshirë shkëlqimin e lëkurës. Ato janë perfekte kur bëhet fjalë për zvogëlimin e vijave të imta dhe rrudhave. /Lajmi.net/